Tahiri: Mediu, Basha dhe Olldashi para drejtësisë
“Shembja e Tunelit të Kalimashit në rrugën e kombit e njëkohësisht korrupsionin më të madh të familjes, është skandali më i fundit që rëndon mbi këtë qeveri po aq sa rëndon edhe kosto e shtuar që duhet të paguajnë qytetarët për ndreqjen e saj, vetëm sepse Sali Berisha dhe shërbëtorët e tij vendosën të abuzonin me detyrën publike për të kataloguar një tjetër inaugurim elektoral”, theksoi deputeti i zgjedhur, Saimir Tahiri.
Ai tha më tej se Fatmir Mediu duhet të ishte përpara organeve të drejtësisë. Tahiri shtoi se rruga e kombit i ka vjedhur xhepave të shqiptarëve më shumë se 250 Milion euro. “Lulzim Basha duhet të ishte përpara drejtësisë për vjedhjen e miliona eurove të faktuara në investimin e kësaj rruge, ndërkohë që vazhdon të krekoset në karrigen e ministrit të brendshëm. Po kështu Sokol Olldashi, meriton të vihet përpara përgjegjësisë ligjore njëlloj si kolegu i tij”, nënvizoi ai.
Ai i ka bërë thirrje edhe një herë tjetër Prokurorisë të rihapë menjëherë dosjen Durrës-Kukës, të kërkojë heqjen e imunitetit e të marrë para përgjegjësisë penale shtetasin Lulzim Basha e Sokol Olldashi për korrupsionin gjoja patriotik të kësaj rruge si dhe të nisë hetimet e menjëhershme për shembjen e tunelit të Thirrës duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.
“I bëjmë thirrje Prokurorisë të rikërkojë menjëherë heqjen e imunitetit për shtetasin Fatmir Mediu, për tragjedinë njerëzore e materiale të Gërdecit”, tha gjithashtu ai.