E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusia ndalon hyrjen për 63 zyrtarë japonezë, përfshirë dhe kryeministrin

Rusia ka ndaluar hyrjen në territor të 63 shtetasve japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida, raporton CNN.

Të tjerë të ndaluar janë anëtarëve të kabinetit të Kishida, përfshirë ministrin e Jashtëm Yoshimasa Hayashi, Ministrin e Mbrojtjes Nobuo Kishi dhe Ministrin e Financave Shunichi Suzuki si dhe anëtarëve të parlamentit dhe ushtrisë.

“Administrata e Fumio Kishida filloi një fushatë të paprecedentë anti-ruse, duke lejuar retorikë të papranueshme kundër Federatës Ruse, duke përfshirë shpifje dhe kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo ka jehonë nga personazhe publike, ekspertë dhe përfaqësues të mediave të Japonisë, të cilët janë plotësisht të angazhuar në qëndrimet e Perëndimit ndaj vendit tonë”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, sipas RIA.

Që nga marsi, Japonia ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të Presidentit Vladimir Putin dhe anëtarëve të familjes së tij në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›