Ukraina: 28.700 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

Të paktën 28,700 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, raporton La Republicca.
Sipas një deklarate nga Ukraina 204 luftëtarë, 168 helikopterë dhe 460 dronë ruse janë rrëzuar pas 85 ditësh konflikti.
Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,263 tanke ruse, 596 copë artileri, 3,090 automjete të blinduara për transportin e trupave, 103 raketa lundrimi, 20 raketahedhës, 13 anije, 2,162 automjete dhe cisterna për transportin e karburantit, 93 anti-mbrojtëse njësi dhe 43 njësi pajisje speciale.
/rtsh.al/