E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndihmon Serbinë me 800 mln dollarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka premtuar se do të lëvrojë 800 milionë dollarë kredi për Serbinë.

Ai i ka bërë këto komente në Moskë, gjatë takimit me homologun e zgjedhur serb, Tomisllav Nikolliç.

“Ne e shohim Serbinë jo vetëm si partner tonin tradicional dhe shumë të rëndësishëm në Ballkan, por serbët janë edhe vëllezërit tanë shpirtëorë”, ka thënë Putin.

Nikolliçi, i cili do të inaugurohet më 1 qershor, ka bërë vizitën e parë në Moskë, pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit më 20 maj.

Ish-ultranacionalisti serb është zotuar se do të vazhdojë të ndjekë rrugën evropiane për Serbinë, por se, në të njëjtën kohë, do të vazhdojë të mbajë edhe lidhjet tradicionalisht të forta me Rusinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›