Rusia në skanerin e statistikave

Rusia do të përpiqet të bëhet kombi i dytë që mund të fitojë këtë kampionat, edhe pse ka humbur ndeshjen hapëse, duke ndjekur gjurmët e Holandës në vitin 1988. Trajneri Gus Hidink mban tani 100 % të rekordit në progresin në turnetë e mëdha (dy kampionate europiane, 3 Kupa Bote). I vetmi rast kur ai është eliminuar në cerekfinalet e Kampionateve Europiane është ai i vitit 1996, kur u eliminua nga Franca.
GOLAT – Rusia ka shënuar shtatë gola në katër ndeshjet e para të Euro 2008-s, duke realizuar të paktën nga një gol në cdo ndeshje. Golashënuesi më i mirë historik i Kombëtares ruse është Vladimir Beshastnuk (26), ndërsa nga lista e 23-lojtarëve të thirrur për Euro 2008-n është 24-vjecari Dimitri Sicev, i cili nuk ka realizuar asnjë gol në këtë kampionat. Shtatë golat rusë mbajnë firmat e Roman Pavlyucenko (3), Andrei Arshavin (2), Kostandin Zirjanov (1) dhe Dimitri Torbinski (1). Rusia ka pësuar pesë gola, katër prej tyre nga Spanja, ndaj së cilës do të rindeshet në gjysmëfinale. Me tre golat e shënuar në Euro 2008, Roman Pavlucenko u barazua me golashënuesit më të mirë rusë në Kampionatet Europiane. Au barazua me Valentin Ivanov (1960-1964) dhe Viktor Ponedelnik (1960-1964).
NDESHJET- Rusia ka lojtarët me më pak eksperiencë ndërkombëtare në Europian: në total 503 ndeshje, më pak se cdo ekip tjetër në Euro 2008. Sergei Semak është lojtari me më shumë ndeshje (50), Dimitri Sicev (43), Sergei Ignashevic (40) dhe Andrei Arshavin (36), po aq sa Aleksandër Aniokov.
MOSHA - Rusia ka dhe ekipin më të ri në moshë në Kampionatin Europian: mosha mesatare 26 vjec e 99 ditë, kur ajo do të luajë sot me Spanjën. Sergej Semak, me vetëm 32 vjec është "plakushi" i ekipit rus. Më i vogli në moshë është mesfushori Oleg Ivanov (21 vjec).
TRAJNERI- Gus Hidink është një trajner me eksperiencën të gjerë në turnetë e mëdha. Euro 2008 është kompeticioni i tij pestë i madh përfshirë Kampionatet Europiane e Kupën e Botës. Hidink ka regjistruar 11 fitore, duke barazuar holandezin Rinus Mishels. Vetëm Berti Vogts (12), Mario Zagallo (13), Luis Felipe Skolari (16) dhe Helmut Shën (16) kanë fituar më shumë ndeshje të kombinuara midis Kampionateve Europiane e Kupës së Botës.
TË HUAJT- Rusia ka në gjirin e saj vetëm një lojtar të huaj, deh pikërisht kapitenin Sergej Simak, i cili ka lindur në Ukrainë. Semak luaj për skuadrën Rubin Kazin në kampionatin rus dhe është lojtari me më shumë ndeshje në kombëtaren ruse: 50 të tilla.
LOJTARËT – Nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri holandez Gus Hidink vetëm një futbollist luan jashtë kampionatit rus. Ai është mesfushori Ivan Saenko, i cili luan në Gjermani me Nyrembergun, tashmë i rënë në Bundesliga 2. Shumicën e lojtarëve e përbëjnë Zenit St.Petërsburgu (5), ekipi që fitoi këtë vit Kupën UEFA (kundër Gllazgout Rejnxhërs) dhe CSKA-ja e Moskës, edhe kjo në vitin 2005 (kundër Portos). Zenit St. Petërsburg është dhe klubi më i pasur në Rusi.
KARTONËT- Rusia është ndëshkuar me 8 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq. Kolodin (2), Torbinski (2), Saenko, Zhirvkov, Semak e Arshavin, që të katërt nga një karton të verdhë.