E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja në skanerin e statistikave

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian për të tetën herë. Spanjë ka mbërritur dy herë në finale: 1964 (kampion) dhe në vitin 1984 (humbi me Francën).
PA HUMBJE- Spanja është e pathyer në 20 ndeshjet e fundit (17 fitore e tre barazime). Humbja e fundit e tyre daton në nëntor të vitit 2006 kundër Rumanisë (0-1). Rekordi pa humbje është 31 ndeshje dhe është vendosur midis shtatorit të vitit 1994 dhe nëntorit të vitit 1997. Seria e dytë më e gjatë pa humbje është vendosur nga trajneri Luis Aragones. Midis gushtit 2004 dhe qershorit 2006, Spanja qëndroi e pamundur në 25 ndeshje rresht.
TRAJNERI- Aragones është trajneri më i moshuar që udhëheq një ekip në gjysmëfinalet e një Kampionati Europian. Ai do të jetë sot 69 vjec e 334 ditë. Rekordin e mëparshëm e mbante Oto Rehagel, i cili ishte 65 vjec e 327 ditë kur Greqia luajtën në gjysmëfinalet e Euro 2004.

Spanja në Europiane

Francë 1960 Nuk u kualifikua
Spanjë 1964 KAMPION
Itali 1968 Nuk u kualifikua
Belgjikë 1972 Nuk u kualifikua
Jugosllavi 1976 Nuk u kualifikua
Itali 1980 Raundi i parë
Francë 1984 Finale
Gjermani 1988 Raundi i parë
Suedi 1992 Nuk u kualifikua
Angli 1996 Cerekfinale
Belgj.-Hol.2000 Cerekfinale
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Gjysmëfinale

Totali: 8 pjesëmarrje, 1 herë kampion

Spanja në Euro 2008

Gola të shënuar: 8
Gola të pësuar: 3
Gjuajtje në total: 84
Goditje nga këndi: 24
Kartonë të verdhë: 6
Kartonë të kuq: 0
Pasa në total: 2442
Pasa të kompletuar: 82%

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›