Berisha: Bashkëpunim me fqinjët, të luftojmë ndasitë mes shiptarëve
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të luftohen ndasitë që egzistojnë mes shqiptarëve dhe thirrjet rraciste ndaj tyre, pasi vetëm kjo sjell bashkëpunim dhe shërben si garanci integrimin evopian.
Gjatë fjalës së tij në konferencën Fqinjët Shqiptarë, kreu i ekzekutivit deklaroi se duhet të ketë një bashkëpunim më të fortë mes shqiptarëve, si në aspektin kulturor dhe në atë ekonomik.
Shqiptarët kanë një mijë arsye të kenë një dialog dhe një debat konstant për vlerat që ata ndajnë. Para së gjithash kulturën e tyre. Para së gjithash është bashkëpunimi kulturor, pasi ushqen indetitetin e një individi dhe kombi. Bashkëpunimi ndërkulturor mes shqiptarëve është një kusht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Duhet të angazhohen në projekte të mëdha sepse janë projekte rajonale, dhe në këtë mënyrë nuk i shërbejnë vetëm fqinjësisë shqiptare por fqinjësisë në rajon. Duhet të ketë një përparësi në projektet rajonale. Të bëhet gjithccka që kufijtë që i ndajnë ata të jenë sa më të parëndësishëm,- tha Berisha.
Më tej ai ka kudërshtuar thirjet rraciste që bëhen nga fqinjët kundër shqiptarëëve duke e cilësuar këtë si nja mënyrë për të rritur më tej bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
Po ashtu është cclirimi i fqinjëve nga doktrinat rraciste antishqiptare. Ato skena që pamë në Preshevë, ato janë të ngjashme me ekspeditat që bënte Milloshevicci kundër shqiptarëve. Shqipëria mbështet fuqishëm dhe bashkëpunon me fqinjët në luftën kundër kriminalitetit, vendosjes para drejtësisë të gjithë të akuzuarit për krime lufte,- vijoi kryeministri.
Sipas Berishës thirrjet rraciste vijnë për shkak të frikës që fqinjët kanë ndaj shqiptarëve, ndërsa ka bërë thirrje të eleminohet kjo frikë, pasi është në interes të të dyja palëve. Sipas tij Shqipëria mbetet e hapur për bashkëpunim me fqinjët si një mënyrë për integrimin e rajonit në BE.
Në rast se duhet të krijojnë një të ardhme të clirohen nga frika ndaj tyre në iteres të shqiptërev dhe interesin e tyre. Shqip mbetet e angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë. Ky është një kusht për integrimjin rajonal dhe evropian.