Rusia negociata me Ukrainën? Lavrov shuan dyshimet: Topi është në anën e tyre

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se do e pranojë ftesën e Presidentit Aleksandër Lukashenko për t’u mbledhur për bisedime në Bjellorusi. Pyetur për mundësinë e negociatave me Ukrainën, Lavrov, sipas b92.net, tha se tashmë topi është në anën e tyre pasi Rusia i ka bërë propozimet kohë më parë.
“Unë nuk shoh asnjë mundësi që Ukraina të bëjë ndonjë propozim, por as ne nuk do të propozojmë asgjë. Ne i kemi paraqitur propozimet tona shumë kohë më parë. Tani topi është në anën e tyre,” tha Lavrov. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës vijon tashmë prej 4 muajsh.
/rtsh.al/