Ukraina vret një politikan pro-rus: Ishte tradhtar

Një politikan pro rus është vrarë në zonën e Kherson të pushtuar nga forcat ruse. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë forcat ukrainase, pasi sipas tyre ai ishte një tradhtar.
Politikani pro rus u vra gjatë një sulmi me bombë në makinën e tij, ndërsa media shtetëror ruse e ka cilësua këtë ngjarje si “sulm terrorist”.
“Partizanët tanë kanë një fitore tjetër. Një aktivist dhe tradhtar pro-rus u hodh në erë në një makinë në një nga oborret e Khersonit në mëngjes”, thanë forcat ukrainase.
Luftimet ruse janë përqendruar në zonat e Lysychansk dhe Severodonetsk, ku pasi kanë rrethuar qytetet kanë shkatërruar rrugët dhe urat që të mos lejojnë hyrjen e forcave të Ukrainës.
/rtsh.al/