E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA ndihmë ushtarake 450 milionë USD për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një tjetër paketë ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës në vlerën 450 milionë dollarë. Kjo paketë e re shtesë ndaj Ukrainës është pjesë e ndihmës së 6.1 milionë USD, që prej nisjes së agresionit rus më 24 shkuri. Biden ka deklaruar se SHBA do të jetë krah Ukrainës deri në fitoren e luftës.

“Rrjedha e qëndrueshme e ndihmës për sigurinë e SHBA-së dhe ajo nga koalicioni ynë prej më shumë se 40 aleate dhe partnerësh, vazhdon të forcojë mbrojtjen e Ukrainës, të përmirësojë aftësinë e saj për të mbrojtur territorin e saj sovran dhe për të siguruar fitore të vështira në fushën e betejës. Ne kemi vendosur sanksione të shpejta dhe të rënda ndaj ekonomisë së Rusisë dhe elitës së regjimit të Presidentit Putin. Ne kemi rritur aftësinë e NATO-s për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo agresioni nga Rusia në krahun e saj lindor. Dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë aftësi thelbësore ushtarake për mbrojtësit e guximshëm të Ukrainës”, ka deklaruar presidenti Joe Biden.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›