E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia nuk do te beje ndermjetesen

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se vendi i tij nuk do të jetë një ndërmjetës për presidentin sirian Bashar Al Asad dhe atyre që dëshirojnë që ai të largohet në një vend të sigurtë jashët vendit. Lavrov është shprehur se Rusia nuk ndodhet në bisedime për ndryshimin e regjimit. Sipas tij disa nga aktorët rajonalë po i sugjerojnë Rusisë që ti kërkojë Asadit që të largohet nga vendi dhe ti sigurojë atij një vend të sigurtë. Lavrov ka reaguar se ata që mendojnë një gjë të tillë duhet t’ia thonë personalisht presidentit sirian dhe jo të përdorin rusinë si postiere. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›