E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 dhjetori ne Tirane asgje te jashtezakonshme

Ekzaktësisht në 5 e11 minuta me orën e Guatemalës dhe 12 e 11 minuta me orën tonë, sot me 21 dhjetor sipas fisit maja botës duhet t’i kishte ardhur fundi.

Por duket se kjo profeci përvec ankthit që ka shkaktuar tek një pjesë e njerëzve, asgjë tjetër nuk ka sjellë.

Qytetarët në Tiranë kanë vazhduar aktivitetin e tyre normal.

Fëmijët janë argëtuar pranë pemës së vendosur nga Bashkia në sheshin ”Skënderbej”.

Besimtarët nuk i kanë ndalur ritet fetare.

Madje në disa rrugë të kryeqytetit ka vazhduar zbukurimi për festa.

Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur edhe në kryqëzimin e 21 dhjetorit.

Megjithëse pa diell edhe kjo e premte ka qenë një ditë normale ashtu sikurse me parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›