E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare, qeveria greke plan mbështetës për bankat

 

ATHINE- Qeveria greke vendos një plan mbështetës për sistemin bankar kombëtar në një shumë prej 28 miliardë eurosh. "Sistemi ynë financiar është i sigurt, por ekzistojnë pasoja të qarta mbi përqindjet e interesit për shkak të asfiksisë së kredisë në botë” tha Ministri grek i Ekonomisë dhe Financave, Georges Alogoskoufis në përfundim të një takimi të këshillit të ministrave për krizën financiare.
Sipas ministrit shteti do të marrë pjesë përmes rritjes së fluksit të parave që do të shkojnë deri në 28 miliardë euro për të ndihmuar sistemin financiar të kapërcejë asfiksinë e kredive. Alogoskoufis tha se plani synon 'të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë para së gjithash, për periudhën që po afrohet dhe të sigurojë se nuk do të ketë pasoja për qytetarët dhe për ndërmarrjet dhe vendet e punës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›