Rusia ridimensionon kërkesat e saj ndaj presidentit të ri amerikan

Pas zgjedhjes së Barack Obamës si president, zyrtarët e Kremlinit diskutuan nëse presidenti rus, Dimitri Medvedev duhet ta urojë atë me një letër të shkruar me dorë apo me një letër formale, sipas një analisti. Mospëlqimi i Rusisë për politikat amerikane si dhe vendimi për t'iu kundërvënë atyre nuk janë tjetër gjë veç se një dilemë me të cilën Kremlini po lufton në lidhje me taktikat që duhet të përdorë me Shtëpinë e Bardhë kur ta drejtojë Obama.
A po i bëjnë ata presion për ta detyruar atë të përjashtojë projekte të diskutueshme si ato të sistemit të mbrojtjes antiraketë në Europë ose të marrë një ton pajtues me shpresë se nëse ata nuk armiqësohen me Obamën, ai do të ndërmarrë politika më të buta në lidhje me Rusinë sesa paraardhësit e tij? ''Në fund, zyrtarët e Kremlinit ranë dakord t'i dërgonin një telegram duke lanë mënjanë tonin e ftohtë'', deklaroi Nikola Zlobin, nga Instituti i Sigurisë Botërore, ai tha që këtë histori ia kishin treguar disa burime nga qeveria ruse. Por, sinjalet që po jep Kremlini që pas zgjedhjes së Obamës president tregojnë se nuk kanë rënë ende dakord për të zgjedhur se cilat taktika ishin më të mira. Ditën pas zgjedhjeve në Amerikë, Medvedev bëri të ditur se ai do të pozicionojë raketën "Iskander" në territorin më perëndimor të Rusisë në lidhje me sistemin mbrojtës antiraketë të planifikuar nga SHBA-ja në Poloni dhe në Republikën Çeke. Një javë më pas, Medvedev deklaroi për gazetën franceze "Le Figaro" se ai do të heqë dorë nga hedhja e raketave nëse Uashingtoni do të heqë dorë nga sistemi i vet. Ai shtoi se pati një bisedë të këndshme telefonike me Obamën si dhe shpresonte se do të kishin marrëdhënie të mira. Obama ka deklaruar se dëshiron të jetë i sigurt që sistemi i mbrojtjes antiraketë të jetë i efektshëm para se të miratojnë përdorimin e tij, një rrugë më e kujdesshme se ajo e Bushit. Por, disa vëzhgues deklarojnë se nëse ai heq dorë nga projekti pas kërcënimeve të fundit të Rusisë, ai do t'i japë në dorë armët kundërshtarëve të tij që e kanë akuzuar se është i paaftë kur bëhet fjalë për Rusinë. "Mos duhet të vendosim një shenjë?", deklaroi një diplomat europian në Moskë për planin e Rusisë për të vendosur raketën "Iskander" pranë kufirit të Polonisë. "Por, nëse do të ndodh kështu do të ishte joproduktive për Obamën që të mos vazhdonte me sistemin e mbrojtjes antiraketë", tha diplomati.
Modeli dhe përmbajtja/Debati në Kremlin ka të bëjë me tonin që duhet të mbahet, nuk ka të bëjë me përmbajtjen. Sistemi i mbrojtjes antiraketë, të cilin Uashingtoni e deklaron të nevojshëm për t'u mbrojtur kundër sulmeve të mundshme nga Irani, shihet nga Moska si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Mbështetja e Uashingtonit për anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, vendet
ish-sovjetike për të cilat Rusia ka një interes të veçantë, shihet nga Moska si kalimi i një vije tjetër të kuqe. Kremlini akuzoi gjithashtu Uashingtonin për nxitjen e aleates së SHBA-së, Gjeorgjisë në luftë me Rusinë në muajin gusht. "Medvedev beson se SHBA-ja është përgjegjëse për luftën në Gjeorgji" deklaroi Zlobin. "Niveli i zemërimit në Kremlin kundër SHBA-së është i lartë", shtoi ai. "Moska deklaron "nëse dëshironi të sfidoni botën, ashtu si do që ta bëjë Obama, atëherë ne do të jemi pengesa më e madhe nëse nuk do të bini dakord me ne", theksoi ai. Në fillim të këtij muaji, një grup të rinjsh proKremlinit organizuan një protestë jashtë ambasadës amerikane në Moskë. Një video e vendosur gjatë protestës e krahasonte Bushin me Hitlerin, duke shprehur ankesat nga SHBA-ja, deklaruan burimet diplomatike. Cilado qofshin taktikat e ndërmarra nga Kremlini, shpresa e Rusisë është që SHBA-ja me president Obamën do të jetë më e ndjeshme në lidhje me shqetësimet e Rusisë. "Shumë njerëz besojnë se demokratët do të jenë të gatshëm për negociata në lidhje me sistemin e mbrojtjes antiraketë", tha Tatiana Parkhalina, drejtore e Qendrës për Sigurinë e Europës në Moskë. "Ky është një mesazh për administratën e re, pra ata kanë një zgjidhje, topi është në anën e tyre", shtoi ajo
...