Rusia testoi një raketë balistike

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 17:30
Armata e Rusisë tha se e ka testuar me sukses raketën ndërkontinentale balistike, Sineva, nga një nëndetëse në Arktik.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Igor Konashenkov, tha se raketa u lansua nga nëndetësja bërthamore "Jekaterinburg", nga një pozicion nënujor në Detin Barenc.
Sineva është raketë ndërkontinentale balistike, me rreze veprimi mbi 10.000 kilometra.