Bayerni insiston për Neuerin

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 16:36
Paraqitjet e jashtëzakonshme të Manuel Neuer këtë sezon me Schalken po e ‘çmendin’ Bayern Munchenin. Mirëpo, gjiganti gjerman nuk është i gatshëm ta shpenzojë një shifër astronomike, për ta sjellë në Allianz Arena përfaqësuesin gjerman, i cili vlerësohet mbi 20 milionë euro.
“Ne e duam Manuelin. Nëse ekziston dëshira e lojtarit, një zgjidhje do të gjendet, por zyrtarët e Schalkes nuk duhet të kërkojnë shifra të pakapshme”, ka thënë presidenti i Bavarezëve, Uli Hoeness. Kontrata e portierit me Schalken skadon në vitin 2012. Ajo nuk do të vazhdohet.