Të gjithë i përulen Mesit: Më i miri i historisë
TIRANE-Kurrë nuk ishte parë një ndeshje e tillë, brenda e jashtë fushe. Pesë golat e shënuar nga Lionel Mesi kanë bërë që të pranishmit në “Kamp Nou”, por edhe ata që e kanë ndjekur sfidën nga televizori, të hapin sytë. Të mahnitur kanë mbetur edhe ata vetë, futbollistët, që në Tuiter, i kanë thurur elozhe yllit argjentinas. “Më i miri i të gjitha kohërave”, shkruante Uejn Runi, ashtu si holandezi Heitinga. “Ireale”, komentonte Najxhell De Jong i Mançester Sitit. Radamel Falkao, sulmuesi i Atletikos së Madridit, nuk e kupton “nëse ishte një ndeshje futbolli apo Playstation”. “Nëse do të kishte shënuat 6 gola, a do të merrte dy topa në shtëpi”, shkruan ai, referuar faktit se Mesit iu dorëzua topi i ndeshjes pas fitores 7-1 ndaj Bajer Leverkusen. “Nuk jam aq i vjetër për të thënë që i kam parë të gjithë të luajnë, - shkruajnë Majkëll Ouen. – Por, është e sigurt se askush nuk ka luajtur kaq mirë sa Mesi”. Jashtë fushe, nuk ka munguar as një koment i bukuroshes me origjinë izraelite, Bar Rafaeli, një prej modeleve trë revistës “Sports Illustrated”. “OK, Mesi është i një planeti tjetër. Sipas meje është një i afërm i Klark Kent”, shkruan ajo, referuar Supermenit të vërtetë.
Galiani
Ndërkohë, Adriano Galiani nuk ka shkruar në Tuiter, por ka folur përpara mediave. “Për shkak se nuk jam aq i ri, e kujtoj Di Stefanon, Pelen, Maradonën, por nuk kam parë asnjë futbollist kaq të fortë sa Mesi, - tha administratori i klubit të Milanit. – Në një epokë, ku futbolli është më i vështirë, më fizik, me më shumë përplasje, Mesi është futbollisti më i madh që ka ekzistuar në botë, më i madhi i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Galiani. Numri 2 i Milanit ka parë të luajnë më të mëdhenjtë e futbollit, por sipas tij, lojtari i Barçës ka diçka më tepër. Në ndeshjen me Leverkusenin, ai realizoi pesë gola, njëri më i bukur se tjetri, duke treguar se jo më kot ka fituar tre “Topa të Artë” radhazi.
Gazetat
E ndërkohë, nuk mbeten mbrapa as mediat me komentet e tyre. E gjithë Spanja, duke nisur nga gazetat katalanase apo madrilene, janë përulur përpara yllit argjentinas. “Pesë motive për të besuar te Zoti”, është titulli i “El Mundo”, referuar 5 golave të Leos. “Simfonia e pestë e një Mesi nga bota tjetër”, thotë “Sport”. “Mamma mi, çfarë Mesi!”, është titulli në italisht i “Mundo Deportivo”. “Leo, në këmbët e tua”, shkruan “Marca”, e cila pranon “superioritetin e Leos karshi të vdekshmëve të tjerë”. Mesi realizoi 5 gola në ndeshjen ndaj Bajer Leverkusen ditën e mërkurë, në një prej mbrëmjeve më të paharruara për karrierën e tij. Mediat kanë nisur ta quajnë atë “La Manita de Dio” (Dora e Zotit), referuar 5 golave, por edhe krahasimit me Maradonën. Tashmë argjentinasit i mungon vetëm Kupa e Botës për të arritur edhe heroin e tij, Diego Armando Maradonën. Por, edhe pa të, Lionel Mesi është ndoshta më i miri i të gjitha kohërave.
(d.b/BalkanWeb)