Rusia,mund të ndërpresë gazin për Evropën
Rusia mund të ndërpresë furzinimin me gaz për Europën, si pasojë e mosmarrëveshjeve me Ukrainën për borxhet e papaguara nga Kievi. Lajmi u bë i ditur nga qeveria ruse me anë të një komunikatë. Ministri i Energjisë, Sergei Shmatko, ka kërkuar që Bashkimi Europian të kërkojë nga Ukraina zbatimin e impenjimeve në kalimin tranzit të gazit. Alarmi vjen një javë pas lajmërimit se Rusia do të mbyllë rubinetat, nëse ukrainasit nuk paguajnë 2,4 miliardë dollarët deri me 31 dhjetor. Viktor Zhubkov, president i Gazprom dhe zv/kryeministër i Rusisë, ka njoftuar se nuk përjashtohet ndërprerja e furnizimit. "Nuk mund të përjashtohet që qëndrimi aktual i palës ukrainase, mund të cënojë kalimin tranzit të gazit në territorin ukrainas dhe të shkaktojë çrregullime në stabilitetin e lëvrimeve të gazit në Evropë", deklaroi Zhubkov. Problemeve me gazin nuk u kanë shpëtuar as Taxhikistani dhe Uzbekistani. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Itar-Tas, Taxhikistani akuzon qeverinë uzbeke se ka rritur çmimin e gazit për vitin 2009.