E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusmajli, thirrje për miratimin e rezolutës

Të dy përfaqësuesit e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës Ilir Rusmajli dhe Lajla Përnaska i kanë bërë thirrje europarlamentareve të votojnë amendamentet e paraqitura.
Ilir Rusmaji theksoi në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të KE-së se në zgjedhjet e 28 qershorit çdo votë është numëruar, regjistruar dhe firmosur nga komisionerë të të dyja palëve.
"Zgjedhjet përmbushën shumicën e standardeve. Nuk pati asnjë provë që të vërtetonte se ka patur parregullsi në zgjedhje" u shpreh Rusmajli. Sipas tij Rama refuzon ligjin elektoral edhe pse e ka propozuar, refuzon parlamentin , ai refuzon të paraqesë prova në zyrën e prokurorisë edhe pse thotë se ka shumë të tilla për parregullsi në zgjedhje ai refuzon ti paraqesë ato.
Ndërsa Lajla Përnaska në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të KE-së theksoi se është pro argumentave që parashtron raporti përsa i përket situatës politike në Shqipëri por theksoi se këto amendamente janë të nevojshme për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›