E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet rezoluta për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të KE

Miratohet rezoluta e paraqitur nga dy reporterët Jako Lakso dhe David Wilshire në lidhje me Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo rezolutë është miratuar me 86 vota pro nga parlamentarët europianë. Asambleja miratoi disa nga amendamentet më të rëndësishme të kësaj rezolute.
Rezoluta i bën apel politikës shqiptare të zhbllokojë krizën politike që të funksionojnë normalalisht të gjitha institucionet në vend.
Këshilli i Evropës i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t'i japin fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend. Gjithashtu i bëhet apel edhe opozitës që të kthehet në Parlament dhe të kontribuojë për ecurinë e reformave.
Në fjalimin e tyre dy reporterët e cilësuar bojkotin e opozitës si zgjedhje jo e mirë për të ardhmen e vendit. Reporteri finlandez Jaakko Laakso është shprehur në asamblenë parlamentare në Këshillin e Europës se duhet t'i jepet fund bojkotit të opozitës ndaj Parlamentit.
Sipas tij ka ardhur koha që disa duar të shtrëngohen në Shqipëri dhe duhet një dialog pozitë-opozitë. Laakso duke i bërë thirrje sërish opozitës të hyjë në Parlament theksuan se debati i vërtetë bëhet në Kuvend. Ndërsa reporteri britanik David Wilshire ka theksuar se ka ardhur koha për kompromis politik mes lidereve.
"Bojkoti nuk është demokratik dhe kjo duhet të marrë fund", u shpreh David Wilshire duke theksuar edhe njëherë se bojkoti nuk është një zgjidhje e mire për Shqipërinë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›