E Shtunë, 31 Tetor 2026

Russell Crowe si konti Drakula

Russell Crowe ka fituar një rol në filmin e ri për kontin legjendar, Drakula, të regjisorit Eli Roth. Filmi do të quhet "Harker" ndërsa Crowe do të luajë karakterin kryesor, atë të kontit Drakula.

Premiera e filmit pritet të jepet në vitin 2013, ndërsa skenat do të xhirohen në Londër. Filmi bën fjalë rreth kërkimit të vampirit famëkeq, i cili në rrugët e këtij qyteti ka kryer një seri vrasjesh të përgjakshme dhe brutale.

Skenari është shkruar nga Lee Shipman dhe Brian McGreevy, ndërsa "Harker" aktualisht është vetëm titull pune i filmit.

Një burim për revistën “Deadline” tha se ''pasi e kuptuan historinë atëherë ata erdhën në përfundim se Crowe është aktori i duhur për këtë rol''.

Russell dhe regjisori i "Hostel", Eli, kanë punuar më parë së bashku në filmin “The Man With The Iron Fists”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›