Tarantino “çliron” Django’n

Jamie Foxx, Samuel L. Jackson dhe Leonardo DiCaprio luajnë në filmin e ri vestern të regjisorit Tarantino.
Vetë Tarantino deklaroi të shtunën se ka kohë që dëshironte të bënte një vestern, dhe se dija për bërjen e filmit "Django Unchained" fillimisht i erdhi para 13 viteve.
"Ideja fillestare e para 13 viteve ishte rrëfimi për një skllav, i cili bëhet një gjuetar fisnik në njerëz të bardhë, pak para luftës civile”, tregoi Tarantino gjatë një paneli, ku ishte në shoqëri të pjesë më të madhe të aktorëve që luajnë në film, përfshirë këtu Jamie Foxx (roli kryesor), Kerry Washington, Don Johnson dhe Christoph Waltz – cili fitoi Çmimin e Akademisë Amerikane për rol dytësor, për rolin e tij në filmin që merret me riportretimin e Luftës së Dytë Botërore, "Inglourious Basterds" (Maskarenjtë e Trupshëm).