E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritja e çmimeve të ushqimeve, Italia prek nivelet më të larta në 38 vitet e fundit

Rritja e çmimeve të produkteve të  shportës në Itali në muajin korrik shënoi një rekord të ri mbresëlënës.

Sipas Institutit Italian të Statistikave, kjo është rritja më e madhe e çmimeve në tridhjetë e tetë vitet e fundit në vendin fqinj.

Në korrik, produktet kryesore ushqimore janë rritur me 9.1%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Sipas përllogaritjeve të deritanishme, inflacioni në fund të vitit pritet të jetë 6.7%.

Në të njëjtën kohë, në muajin e fundit rritja e çmimit të energjisë arriti në 42.9%, ndërsa në qershor, gjithmonë me bazë vjetore, ishte 48.7%. Çka çoi në një frenim të vogël të inflacionit, i cili në korrik, bazuar në të dhënat e deritanishme, do të jetë 7.9%./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›