E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulohen gropa misterioze të rreshtuara në vijë të drejtë në shtratin e detit, shkencëtarët të habitur

Gropat misterioze të zbuluara këtë javë në shtratin e detit 1.7 milje nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik i kanë lënë shkencëtarët të habitur. Gropat e rreshtuara në mënyrë perfekte formojnë një vijë të drejtë përgjatë shtratit të detit, megjithatë burimi i tyre mbetet një mister.

Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka mbetur aq konfuze, saqë i ka bërë thirrje publikut për ndihmë. 

“Dakord Facebookers, koha për të vënë ato kapele shkencëtare!” ka shkruar në faqen e saj në Facebook .

“Në zhytjen e së shtunës ne vëzhguam disa nga këto grupe nënlineare vrimash në sediment. Këto vrima janë raportuar më parë nga rajoni, por origjina e tyre mbetet një mister. Ndërsa duken pothuajse të krijuara nga njeriu, grumbujt e vegjël të sedimenteve rreth vrimave i bëjnë të duken sikur janë gërmuar nga…diçka”, shtohet më tej në postim.

Pra, çfarë mund të fshihet pas vrimave? MailOnline ka eksploruar teoritë e çuditshme dhe të mrekullueshme që qarkullojnë në internet, nga krimbat e detit tek tubat e gazit nënujorë.

Një nga teoritë më të njohura që po diskutohet në mediat sociale është se vrimat u lanë nga një lloj krijese detare, krimbat e detit, që sugjerohen si “fajtorë”.

Shumë lloje të krimbave të detit jetojnë në Oqeanin Atlantik dhe futen në sediment në pritje të gjahut që kalon. Për shembull, krimbi bobbit dihet se groposet në fundin e detit, duke lënë të hapur vetëm gojën, me nofullat e tij të mëdha si gërshërë të hapura. Nëse një peshk kalon pranë njërës nga antenat e tij, krimbi bobbit mbyll nofullat e tij me shpejtësi.

Disa të tjerë strofullojnë horizontalisht ndërsa gëlltitin lëndë organike në sediment dhe më pas tuneli mund të shembet pas tyre, kjo do të jepte modelin e parë.

Një numër i madh kafshësh të ndryshme do të gërmojnë në sediment ose për të kërkuar ushqim ose për t’u mbrojtur. ë tjerë kanë sugjeruar se vrimat mund të bëhen nga tubacione gazi nënujore.

Sa i përket teorisë së tubave nënujorë të gazit,  gropat janë parë në ujërat e thella të Ridge Mid-Atlantic, një zonë që ka qenë kryesisht e paeksploruar dhe ka shumë pak gjasa të përmbajë ndonjë tubacion gazi nënujor.

Një nga sugjerimet më të njohura në Facebook ishte një lloj gaforre ose një grabitqar tjetër që jeton në thellësi. “Një specie e panjohur më parë gaforre që fshihet në vrima drejtkëndëshe dhe gjuan në tufa lineare, duke pritur që gjahu të bjerë në kthetrat e tyre”, shkroi një përdorues.

Ky mund të jetë një shpjegim i besueshëm, megjithëse nuk është e sigurt se cila lloj kafshe mund të lërë këtë shenjë në ujë kaq thellë. Megjithatë ende nuk është vërtetuar se çfarë i ka shkaktuar këto gropa./ Daily Mail

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›