Rutte mbërrin në Tiranë, Vengu: Dëshmi e rolit të shtuar të Shqipërisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet nesër në Tiranë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë publike mbërritjen në aeroportin “Nënë Tereza” të shefit të NATO-s, Rutte,
Vengu shkruan në rrjetet sociale se, “pata kënaqësinë ta mirëprisja z. Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në Shqipëri në këtë detyrë të lartë”.
“Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, është një dëshmi e qartë e rolit të shtuar të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e angazhimit tonë për paqe, siguri dhe bashkëpunim euroatlantik”.
/rtsh.al/