E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryker ne Keshillin e Sigurimit

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, do te raportoje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ne 8 janar, mbi situaten ne Kosove. Lajmi eshte konfirmuar nga zyrtare te Kombeve te Bashkuara, nderkohe qe formati i debatit nuk eshte bere i ditur ende. Megjithate, mesohet se ambasadoret e Keshillit te Sigurimit do te degjojne raportin e Rykerit per Kosoven, i cili fillimisht ishte parashikuar te paraqitej ne muajin dhjetor. Shkak per kete shtyrje ishte axhenda teper e ngarkuar e Kombeve te Bashkuara gjate ketij muaji, ku mes te tjerash u raportua edhe perfundimi i bisedimeve shqiptaro-serbe. Sipas zedhenesit te UNMIK-ut, Alexander Ivanko, raporti nuk eshte perfunduar ende, por eshte mese e sigurt se aty do te jete pjese edhe incidenti ne Gorazhdec, kur serbet lokale sulmuan fizikisht truprojat e shefit te UNMIK-ut dhe te Komandantit te KFOR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›