E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfet në këmbim të faturave afrofe, pranga punonjësve të OSSH

LEZHË- Detyruan një subjekt tregtar tu jepte ryshfet në këmbim të faturave afrofe, por përfunduan të arrestuar pasi u zbuluan nga policia. Lajmi bëhet i ditur nga policia, sipas të cilës në pranga janë vënë shtetasit Viktor Ujka, kryetar i Degës së Shitjes së OSSH-së në Lezhë dhe faturisti Gjovalin Prenga.
Këta persona kanë detyruar që për dy vjet me radhë një subjekt tregtar t'u jepte 80 mijë lekë për çdo muaj, në këmbim të faturimit afrofe të energjisë elektrike për një vlerë më të vogël nga sa konsumonte.
Ata janë zbuluar pas hetimit që zgjati disa muaj në kuadër të një operacioni të koduar "Energjia e ndërprerë".
"Mbi të arrestuarit rëndon akuza e 'korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike"- thanë burimet e policisë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›