Punimet në rrugë, 2 orë e bllokuar Plepa-Golem
DURRËS- Punimet në rrugë kanë shkaktuar sërish probleme në qarkullimin përgjatë segmentit Plepa-Golem. Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në këtë aks, në tentativë për të shkuar drejt Durrësit. Për pasojë ka pasur probleme edhe në unazën që të shpie në autostradë dhe pjesa e rrugës Golem -Kavajë.
Në vend ka mbërritur policia rrugore, e cila po punon për zhbllokimin e qarkullimit dhe lehtësimin e situatës së krijuar. I njëjti problem në këtë aks rruge është vërejtur edhe në pikun e sezonit veror, ku shumë automjete dhe pasagjerë u detyruan të kalonin vapën në makina, në pritje për të mbërritur në destinacion.