E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfeti 10 mijë euro, pranga shefit të zyrës antikorrupsion

Arrestohet për korrupsion shefi që drejtonte zyrën e korrupsionit në Policinë e Gjirokastrës. Ai i kërkoi 10 mijë euro një biznesmeni, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me kolegë të tjerë të tij.

“Pas një hetimi intensiv njëmujor, strukturat e hetimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, arrestuan rreth orës 17:30 shtetasin Miklovan Kararaj, 26 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, me detyrë shef i seksionit kundër korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër”, bëri të ditur Policia.

Mësohet se arrestimi i shefit të zyrës kundër korrupsionit është bërë në zyrën e tij. Ai është vënë përballë provave që konsistojnë edhe me denoncimin e një biznesmeni, i cili dyshohet se ishte detyruar të paguante kundrejt një favori të caktuar. Policia nuk bëri të ditur shumë detaje në lidhje me skemën e plotë të veprës së konsumuar nga ana e 26-vjeçarit kundrejt biznesmenit.

“Ndalimi u bë për veprën penale ‘korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, pasi gjatë ushtrimit të detyrës, më 8 tetor 2012, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme, duke i marrë një biznesmeni në qytetin e Gjirokastrës me inicialet E. B., shumën prej 10 mijë eurosh ryshfet”, bëri të ditur Policia pas ndalimit të 26-vjeçarit.

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›