Vrau gruan, burri: I dashuri i saj rrahu djalin
ELBASAN- “E vrava bashkëshorten time për të shpëtuar djalin, pasi dy ditë më parë ma rrahën njerëzit e të dashurit të saj”. Kështu ka deklaruar në Policinë e Elbasanit 62-vjeçari Agron Hasani, pasi kishte gjuajtur 23 herë me thikë mbi bashkëshorten e tij. Vergjinush Hasani, 43 vjeçe, nënë e 2 fëmijëve, u masakrua rreth orës 04:40 të ditës së djeshme, në banesën ku jetonte, në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.
Shkaku, sipas Policisë, ka qenë xhelozia dhe sherret e vazhdueshme mes çiftit Hasani. Vergjinush Hasani u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj, i cili e qëlloi disa herë më thikë në gjoks, ku nga hemorragjia e madhe gjeti vdekjen gjatë transportimit për në spital. Burime nga Policia bëjnë të ditur se autori ka qëlluar 23 herë me thikë 43- vjeçaren. Ai i ka qëlluar 21 herë në gjoks dhe dy herë në fytyrë, duke i dëmtuar sytë. Ngjarja në fjalë ka tronditur të gjithë komunitetin egjiptian, ku edhe jetonte nëna e dy fëmijëve bashkë me bashkëshortin e saj.
Rreth një vit më parë, 62- vjeçari ishte shoqëruar për në Komisariatin e Policisë pasi e kishte dhunuar atë sepse brenda në banesën e tij e gjeti bashkëshorten me një burrë tjetër. Ky ishte edhe shkaku i ndarjes së tyre, ndonëse ende jo zyrtarisht. Debati i fundit që rezultoi dhe fatali ka nisur tri ditë më parë, kur djali i viktimës ka shkuar në dyqanin e nënës së tij dhe e ka parë atë me një burrë, me të cilin dyshonte se kishte një lidhje jashtëmartesore. Në gjendje të dehur, djali, i cili është i martuar dhe me një fëmijë të vogël, është hakmarrë ndaj së ëmës duke i djegur dyqanin.
Këtu ka nisur edhe konflikti, pasi sipas banorëve të lagjes ku jetonte 43-vjeçarja, djali i saj është dhunuar nga disa persona, madje edhe është kërcënuar me jetë për djegien e dyqanit të së ëmës. Ai është shoqëruar për në Komisariat dhe vetëm mesditën e së dielës ka dalë prej andej.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama)