Ryshfeti, pranga 2 zyrtarëve të Bashkisë Tiranë
TIRANE- Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë bashkiake kanë bërë të mundur ndalimin e dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.
Dy të ndaluarit janë identifikuar si Ardit Metusha dhe Alban Ziso. Shkak për ndalimin e tyre është bërë marrje e ryshfetit kundrejt favorizimeve për ndërtimet pa leje.
Metusha dhe Ziso premtonin ndërtime pa leje kundrejt pagesave ekstra.
Dy të arrestuarit raportohet se mbanin pozicionet, përkatësisht njëri polic në Policinë Bashkiake dhe tjetri Inspektor Ndërtimi pranë Bashkisë.
Ata shërbenin ne Bashkine e Tiranës që prej vitit 2008.