Ryshfeti prokurorit, "arrest shtepie" Violanda Brakes
TIRANE - Zgjerohet rrethi i te akuzuarve per dhenien dhe marrjen e mites, prej 50 milione lekeve me qellim qe i denuari Besnik Braka, nje prej trafikanteve te droges, te merrte me pak vite burg. Sipas te dhenave, ai ofronte ne kembim te uljes se denimit te tij ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nje shume parash. Motres se Besnik Brakes, Violanda Braka 52 vjece, i eshte komunikuar masa e sigurise me "arrest shtepie", pasi gjate pergjimeve rezultonte se, do te ishte ajo personi qe do t'i jepte parate prokurorit Aleksander Plepi, per te ndermjetesuar ne uljen e denimit te Brakes. Ky i fundit eshte denuar me 14 vjet burg ne janar te ketij viti, nga Gjykata e Krimeve te Renda. 52-vjecarja eshte njohur gjate dites se djeshme me akuzen e policise dhe vendimin qe ajo te jete e izoluar ne banese, deri ne perfundim te hetimeve. Nderkohe qe policia eshte duke bere hetime, per sqarimin e te gjithe personave te perfshire ne kete ceshtje te rende.
A. C
A. C