E kerkuar ne Maqedoni, kapet ne Tirane 41-vjecarja
TIRANE - Prej kater vitesh ishte denuar nga gjykata maqedonase, por kapet ne Shqiperi. Policia e Tiranes tha gjate dites se djeshme se, ka mundur te veje ne pranga 41-vjecaren Dallendyshe Mihaxhiri, lindur ne Tirane dhe banuese ne Fushe-Kruje. Operacioni eshte bere nga efektivet e seksionit Kunder Krimit Ekonomik e Financiar. Sipas te dhenave, ndalimi i saj eshte bere, pasi me vendim numer 579, te vitit 2008, Gjykata e Tiranes, ka vendosur njohjen e nje vendimi penal te dates 9 nentor 2005, te dhene nga Gjykata Themelore II (e Maqedonise) per Mihaxhirin. Sipas ketij vendimi eshte denuar me 2 vjet burgim, per veprat penale te "mashtrimit", sipas Kodit Penal te Republikes se Maqedonise. Gjithashtu Gjykata e Tiranes, ka bere njohjen e ketij vendimi dhe njekohesisht ka caktuar si denim per kete qytetare 1 vit burg, per vepren penale te "mashtrimit". Pas arrestimit ajo eshte derguar ne qeli.
A. C
A. C