S’do të martohem me Princ Harry’in

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 11:47
Chelsy Davy ka refuzuar të martohet me Princin tjetër britanik Harry. Arsyeja sipas saj është se nuk dëshiron që ta humbet identitetin e saj.
26 vjeçarja nga Zimbabve – e cila jeton dhe punon si hulumtuese e klientëve në Londër – është rikthyer nga Afrika e Jugut për të përcjell martesën e fundit të çiftit mbretërorë, përderisa thuhet se ka një lidhje të pjesshme me Princ Harry dhe se ata mund të martohen vitin e ardhshëm.
Por, sipas gazetës britanike “Mail on Sunday”, Davy i ka thënë shokëve të saj se “nuk ka asnjë mënyrë që ajo të martohet më të”. “Ajo jetë nuk është për mua”, citohet të këtë thënë Davy.
“Chelsy dhe Harry janë përsëri së bashku dhe ai duket se e ka provokuar atë që një ditë të martohet më të”, ka thënë ky burim.