E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregon për studimet

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 11:40

Aktorja Emma Watson ka qenë e hapur në lidhje me vendimin e saj se pse i ka lënë studimet për momentin.

Aktorja e “Harry Potter” kohëve të fundit ka paralajmëruar se do të lë studimet e saj në kolegjin “Ivy”, pas 18 muajve, për t’u fokusuar në karrierën e saj prej aktoreje.

Ka pasur shumë spekulime se ajo e ka marrë këtë vendim por tek tani aktorja ka treguar për arsyet në një postim në ueb-faqen e saj zyrtare.

“Ndjej që është e nevojshme t’ju tregoj të gjithë juve arsyen pse kam vendosur që të pushoj një semestër, por që nuk do të thotë se i kam braktisur studimet”, ka shpjeguar Emma.

“Kurrë nuk kam braktisur diçka në jetën time, pra as studimet. ’10 pikët’ e marra në një lëndë nuk është dashur të ndodhin por ndjej që kam nevojë pak për pushim dhe t’i përkushtohem aktrimit dhe mandej të filloj me studimet në shtator”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›