E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’e harron Kosovën

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 10:30

Reperi i famshëm amerikan 50 Cent ka thënë se nuk do të harrojë kurrë eksperiencën e tij me turneun në Kosovë. Ai ka thënë se fakti që ka parë nga afër varfërinë e madhe në vend, e bën atë të ia dijë vlerën pasurisë dhe fatit të mirë që ka.

Krijuesi i hitit In Da Clud thotë se ka qenë i habitur me reagimin e fansave në Kosovë, që thjesht gëzoheshin që po shohin një yll.

“Dëgjoja njerëzit të thonë: “Ndjehem i lirë”. “Çfarë po thotë”, u habita unë…Ata thjesht donin të të preknin dhe të thonin “Ndjehem i lirë”, ka thënë artisti për revistën Vibe.

Sipas tij, në një ambient të tillë si në Kosovë, njerëzit mundohen të ndjekin gjithçka që lidhet me Amerikën, dhe të kishin një artist amerikan atje, u jepte atyre liri.

50 Cent ka thënë se koncertet në botën e tretë ia kujtojnë atij se nuk duhet ankuar për pozitën dhe pasurinë e tij.

Ndryshe, koncertin e “50 Cent” ishte mbajtur me 17 dhjetor në Prishtinë dhe atë e kishte mundësuar kompania IPKO. (indeksonline)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›