Luan futboll gjatë seancës!
Nga Express më 14 prill 2011 në ora 10:24
Seancat plenare në disa raste bëhen të mërzitshme për deputetët.
Kjo gjë ka ndodhur me deputetin italian Sabatino Aracu, i cili gjatë një seance të radhës, ku ishte duke u diskutuar një ligj, luan me penallti në iPad-in e vet.
Deputeti është fotografuar nga gazetarët, të cilët i kanë shpërndarë fotot e tij. Ai nuk është i vetmi në fakt, pasi shumë deputetë italianë janë fotografuar gjatë seancave plenare duke luajtur me iPad-et e tyre.