S’ka datë për liberalizimin e vizave

Ai këto komente i bëri pas takimit me ministren e Drejtësisë së Suedisë, Beatrice Ask, me që rast edhe kjo zyrtare e lartë dha mbështetjen që sa më shpejt Kosova të jetë pjesë e liberalizimit të vizave, ndërkohë që të dy nuk kanë dhënë një datë se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm.
Pas takimit të zhvilluar të hënën, është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë në Mbretërinë e Suedisë. Kjo marrëveshje përfshin bashkëpunimin policor, por ka edhe komponentë tjera të doganierëve e tjerë.
Por e pyetur zyrtarja nga Suedia se kur Kosova mund të jetë pjesë e këtij procesi, ajo ka thënë se dhënia e një date është e pamundur tash për tash.
“Është e pamundur për neve që të vendosim një afat, por çfarë mund të them është se Suedia është duke punuar shumë në trajnimin, mbështetjen dhe kritikat gjithashtu për punën që është bërë në Kosovë se është shumë e rëndësishme që ti përmbushni hapat e ndryshëm që janë të paraparë në këtë udhërrëfyesin. Mirëpo është shumë më mirë për marrëveshjet bilaterale dhe për Unionin Evropian dhe për vendet që dëshirojnë të rritin atë pozicion”, ka theksuar Ask.
Po ashtu ajo ka theksuar se Suedia e ka në agjendë që edhe Kosova të jetë pjesë e liberalizimit të vizave, në mënyrë që rinjve të Kosovës të ju jepet shpresë.
“Çështja e vizave është në agjendë dhe mendoj të presim rezultatin në këtë drejtim, mundësitë që të kenë dhe po ashtu të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe aktivitete tjera. kemi biseduar për këtë dhe mendoj se pjesa e mirë e shoqërisë duhet që të jepet shpresë njerëzve të ri dhe mundësi, sepse kriminelët nuk mund të ndalën, sepse ata gjithmonë i hapin dyert e veta. Mirëpo bashkëpunimi tek luftimi krimit të organizuar, dëshirojmë që kriminelët të shkojnë në gjyq, të paraqiten para gjyqit dhe të zgjedhin problemet”, ka theksuar ajo.
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se ato 95 kritere do mund të plotësohen në pjesën teknike deri në fund të vitit. Por sipas tij janë dy problemet e Kosovës në këtë rrugë, siç është numri i azil kërkuesve.
“Dy probleme mund të jenë kryesore në këtë rrugëtimin tonë drejt liberalizimit, një prej tyre është nëse numri i azilkërkuesve është i madh, pavarësisht mendimeve të gazetarëve që nganjëherë thonë, është demagogji, e përsërisë armiku më i madh i liberalizimit do të jetë nëse edhe më tutje qytetarët e Kosovës keqpërdoren nga agjencione të ndryshme, duke ju premtuar azil dhe do të qëndrojë numri i madh”, ka thënë Rexhepi.
Madje ai ka përmendur që njëri nga ato shtete që ka pas shqetësime është edhe Suedia bashkë me Belgjikën dhe Francën. Ai ka premtuar që do të punohet në këtë drejtim edhe përmes kampanjave informuese që të vetëdijesohen qytetarët.
Ministri një problem tjetër e përmend edhe luftimin e krimit të organizuar, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të luftuar këtë dukuri. As Rexhepi sikurse ministrja Ask nuk ka dashur që të jap një datë se kur Kosova do të përfshihet në liberalizim.
“Këto janë dy gjëra që nuk lidhen shumë ne çështje teknike se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është tepër me rëndësi për liberalizim, por edhe për integrime evropiane për perspektivë ekonomike e tjera. Prandaj na jemi shumë të përkushtuar që të i përmbushim këto dhe në fund që edhe Kosova të ketë liberalizimin e vizave. Unë mund të them për pjesën teknike deri ka fundi i vitit mund të plotësojmë, kur do të marrim askush nuk mund të jap datë dhe askush nuk mund të jep”, ka deklaruar Rexhepi.
Ai ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të lidhet drejtpërdrejt me suksesin në veri, për arsye se kjo nuk varet nga institucionet e Kosovës, por nga ato që janë prezent si KFOR-i dhe EULEX-i.
Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar parasheh bashkëpunimin policor, shkëmbimin e informatave në mënyrë që të luftohet krimi i organizuar dhe dukuritë e tjera. Gjithashtu ministri Rexhepi deklaroi se Kosova shumë shpejt mund të dërgojë atashe policor në Suedi./kosovapress/