PDK: LDK duhet të distancohet nga Enver Sekiraqa

Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë së saj, ka lëshuar një deklaratë ku akuzon LDK’në se po nxit fushata linçuese kundër UÇK’së.
“PDK edhe njëherë thërret LDK’në dhe kryetarin e saj z. Isa Mustafa të merr qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminuese të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linçuese ndaj luftës çlirimtare”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, PDK del në mbështetje të organeve të drejtësisë.
“PDK përkrah punën profesionale dhe të pakompromis të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë në sfidat e vazhdimit të ballafaqimit dhe çrrënjosjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative”.