S’kam emra
Isa Mustafa thotë se ende nuk ka menduar nëse do të kandidohet për President të Kosovës. Nuk ka në mend as emra të tjerë që do të garonin të mbështetur nga LDK. S’e kundërshton kandidaturën e mundshme të Fatmir Sejdiut dhe as të Veton Surroit. Por, vlerëson se prapa një pretendenti për kreun e shtetit, duhet të jetë një parti e madhe.
Express: Ditëve të fundit është spekuluar për mundësinë që ju të kandidoheni për postin e Presidentit të Kosovës në vitin e ardhshëm. A është e vërtetë kjo?
I. Mustafa: Jo, në asnjë rast nuk e kemi hapur këtë temë. S’e kemi diskutuar në LDK. Ajo çfarë ne tash jemi të interesuar është që ta përfundojmë këtë procesin e ndryshimeve kushtetuese, por krahas procesit të këtyre ndryshimeve, ne pak më vonë do të fillojmë të mendojmë për kandidatin e LDK’së për President të vendit. Të mendojmë edhe për anëtarët e LDK’së për deputetë të Kuvendit të Kosovës, sepse zgjedhjet thamë se mbahen një vit pas atyre presidenciale dhe ne duhet tani të mendojmë se kush duhet të jenë njerëzit e LDK’së edhe për pretendentët për ministra, për zëvendësministra, edhe për kryetar të komunave, edhe për këshilltarë të kuvendeve komunale. Unë të gjitha këto ua kam thënë degëve tash kur kam qenë edhe u kam thënë se nga tani duhet të filloni të mendoni, sepse nuk janë këto punë të cilat kryhen për një muaj. Kështu që nuk kemi biseduar për asnjë person, as për vetveten, por do t’i hapim këto çështje dhe do t’i zhvillojmë bisedat në LDK, por jo të fokusohemi në një kandidat, por do të orientohemi në më shumë kandidatë, në mënyrë që të kemi alternativa që do të sigurojnë kontinuitet të LDK’së.
Express: Parimisht, domethënë nuk është e pamundshme që ta shohim zotin Isa Mustafa duke kandiduar për President?
I. Mustafa: Mendoj se totalisht është një punë të cilën s’e kemi menduar. S’e kam menduar as unë. Mirëpo, ajo që mund të them, është se as s’e kam menduar unë për vete, as nuk e kam menduar për të tjerët.
Express: Pak a shumë ndoshta ju e keni idenë se kush mund të jetë kandidati. Ka fjalë prej njerëzve të afërt të Fatmir Sejdiut që ai të jetë kandidat i LDK’së për President.
I.Mustafa: Unë thashë se nuk e kemi diskutuar fare këtë çështje. Është një çështje e cila do të diskutohet më vonë në LDK. Çdonjëri ka të drejtë të propozojë, dhe është përgjegjësi e LDK’së që ta marrë në konsideratë çdo propozim që vjen.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në Express...