E Diel, 1 Nëntor 2026

S’kam folur me Shqipërinë e Kosovën për shkëmbim territoresh

Ish kryeministri i Maqedonisë, Ljupço Georgievski, nuk ka diskutuar me asnjë zyrtar nga Shqipëria apo Kosova për shkëmbime territoresh por një gjë të tillë e ka bërë vetëm me ish kryeministrin e vrarë të Serbisë Zoran Gjinxhiq.

I pyetur nga "Lajm" se me cilët persona nga Shqipëria dhe Kosova ka diskutuar për shkëmbimin e territoreve, Georgievski u shpreh se me asnjë zyrtar nga këto shtete nuk ka folur rreth kësaj çështjeje.

"Për këmbimin e territoreve nuk kam biseduar me asnjë personalitet nga Shqipëria dhe Kosova. Ju e dini se në atë kohë Kosova ishte nën Serbi dhe bisedimet i kemi pas me ish kryeministrin e ndjerë të Serbisë", deklaroi ish kryeministri i Maqedonisë, Ljupço Georgievski.

Për shkak të atmosferës së krijuar ditëve të fundit, Georgievski nuk del personalisht në publik, prandaj dhe edhe intervistën për "Lajm" e dha nëpërmjet Shefit të tij të Kabinetit.

Para pak ditësh ish kryeministri maqedonas, Ljubço Georgievski ka zbuluar se ai dhe kryeministri serb, Zoran Gjinxhiq kanë diskutuar mbi shkëmbimin e territoreve ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjitha detajet e bisedimeve për shkëmbim territoresh dhe ngjarje të tjera që kanë ndodh në atë kohë ai i ka shkruar në librin e tij autobiografik "Ky jam unë", që u promovua para pak kohësh në Shkup.

Sipas ish-kryeministrit maqedonas, gjatë këtij shkëmbimi do të duhej që Maqedonia të hiqte dorë nga Gostivari, Dibra dhe Tetova, ndërsa të merrte disa pjesë rreth Liqenit të Prespës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›