E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandat i plotë i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur deklaratën e mëhershme se Qeveria aktuale do të përfundojë mandatin e plotë qeverisës katërvjeçar, e jo siç është paraparë në Marrëveshjen e prillit të vitit të kaluar.

Duke mos e mohuar një koalicion mes PDK’së dhe AAK’së, Kryeministri Thaçi ka thënë të mërkurën në aeroportin e Prishtinës se koalicioni aktual është duke funksionuar me plotësime e freskime të çdoditshme.

“Ky është ekipi politik dhe qeverisës më i mirë në historinë politike të Kosovës, prandaj do të vazhdohet me mirëqeverisje dhe me këtë ekip. Natyrisht me plotësime dhe freskime të vazhdueshme që ndodhin çdo ditë në mandatin e plotë qeverisës”, ka thënë ai në aeroportin e Prishtinës.

Më herët Kryeministri Thaci kishte thënë në Kuvend se përballja e me opozitën do të ndodh tek më 2014, kohë kur do të përfundojë mandati i plotë i kësaj Qeverie.

Kryeministri Thaçi në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Thaçi do të ketë takime të lartë me personalitete të BE-së. Thaçi gjatë ditës së sotme do ta takohet Catherine Ashton, ku pritet të diskutohet për gjendjen e përgjithshme në vend siç është tema e dialogut Prishtinë-Beograd, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

BE-ja kërkon vazhdimin e dialogut

Komisioni Evropian po përgatit raportin nga i cili, në tetor, Serbia pret të marrë rekomandimin për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, por deri atëherë Serbia duhet të tregojë lëvizje në dialog me Prishtinën, sepse Brukseli nuk e ka ndërmend të humbë kohë më.

Bashkimi Evropian nuk lëshohet në vlerësime se kur do të mund të mbahej raundi i ardhshëm i bisedimeve, por as në atë se kur do të mund të shkojnë në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për të zhvilluar konsultat, shkruajnë mediat serbe.

"Po presim formimin e qeverisë së re (serbe). Pastaj do të kontaktojmë të dy palët ", ka thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherin Ashton, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Siç shkruan kjo gazetë, në selinë e BE-së jo zyrtarisht është mësuar se takimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të duhej mbahej sa më parë, pavarësisht nga koha e pushimeve verore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›