Pjesë vazhdimit të dialogut, edhe serbët e Kosovës

Ai ka pohuar se politika shtetërore unike ndaj Kosovës është imperativ dhe se në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të kyçen edhe serbët nga Kosova të cilët deri më tani nuk ka qenë pjesë e bisedimeve.
Në pyetjen nëse Beogradi do të shpërbëj komunat e sapo zgjedhura të Zveçanit dhe Zubin Potokut, Vulin është përgjigjur me kundërpyetje. “Kush jam unë të shpërbëj komuna”, shkruajnë mediet serbe.
“Qëndrim i ditur i shtetit është që institucionet serbe në Kosovë janë legale dhe legjitime dhe shteti nuk do të punojë asgjë që bie ndesh me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë”.
Ai ka pyetur se si mund të shpërbëhen institucionet të cilat kanë ruajtur popullin serb në ditë dhe kushte të rënda. Institucionet serbe në Kosovë nuk janë paralele dhe nëse ka të tilla ato janë institucionet e Hashim Thaçit, ndërsa ne ndikimin e tij duhet ta margjinalizojmë”, ka thënë ai.