S146kane disponim per bashkim
Nje numer i vogel i shqiptareve mendojne se bashkimi i Shqiperise me Kosoven eshte pozitiv nderkohe qe shumica jane deklaruar se po te organizohej nje referendum do te votonin per bashkim.
Ne nje sondazh te realizuar nga Instituti i Studimeve Nderkombetare per Shqiperine 37 per qind e te anketuarve mendojne se bashkimi i Shqiperise me Kosoven nuk eshte as pozitiv dhe as negativ 35 per qind mendojne se ai eshte negativ dhe vetem 9 per qind mendojne se eshte pozitiv.
Nderkohe 35 per qind e te anketuarve mendojne se mundesia e bashkimit Shqiperi-Kosove eshte e vogel 18 per qind mendojne se ka nje mundesi mesatare ndersa vetem 9 per qind mendojne se eshte plotesisht e mundshme.
Nese do te ndodhte organizimi i nje referendumi per bashkimin e Shqiperise me Kosoven pro jane 39 per qind e te anketuarve kunder 23 per qind do te abstenonin 21 per qind kurse nuk do te merrnin pjese 18 per qind e te anketuarve.
Muajin e kaluar nje sondazhi i kryer nga Gallup ne bashkepunim me Fondin Evropian per Ballkanin tregoi se bashkimin e Shqiperise dhe Kosoves e mbeshtesin 33.7 per qind e te anketuarve ne Shqiperi si dhe 29.2 per qind ne Kosove.
Lideri i Levizjes 147Vetevendosje148 Albin Kurti nje nder politikanet qe propagandon idene e bashkimit te Kosoves me Shqiperine madje e ka edhe pjese te programit partiak ka thene ne nje interviste per BBC publikuar te enjten se pavaresisht qe po thuhet qe bashkimi kombetar nuk eshte i mundur nese pyetet populli ai flet ndryshe. 147Populli eshte per bashkim per shkak se kjo eshte e drejte e tij eshte vullnet i tij dhe eshte interes i tij ne radhe te pare ekonomik dhe i sigurise. Nuk u takon elitave politike qe te vendosin per kete. Kjo eshte nje gje shume me e thelle kombetare historike por edhe per ardhmerine prandaj mendoj se Kosova duhet ta kete kete te drejte. Le ta pyesim pastaj popullin si do ta shfrytezoje ai kete te drejte dhe se si do te pergjigjej ne nje referendum te ardhshem148 ka thene Kurti.
Kercenimet per Shqiperine
Sipas sondazhit te Institutit te Studimeve Nderkombetare Serbia dhe Greqia jane kercenim per Shqiperine. Shumica e te anketuarve - 44 per qind mendojne se Italia ka pasur me shume influence te qeverite shqiptare pas vitit 1991 me pas vjen Greqia me 35 per qind SHBA-te me 12 per qind dhe Serbia me nente per qind. Kjo e fundit paraqet per 51.6 per qind e te anketuarve kercenimin me te madh per Shqiperine pasuar nga Greqia me 47.9 per qind ndersa Italia nuk paraqet asnje kercenim.