E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet operacioni SIM TO SIM marrin pjese 140 forca policie

Prishtine 9 Dhjetor 2010 NOA Update - Pas nje hetimi disa mujor nga Drejtoria per hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit mbi 140 zyrtare policore angazhohen ne realizimin e planit policor te koduar me emrin Sim to Sim duke kontrolluar dhjetera lokacione ne rajone te ndryshme te Republikes se Kosoves.

Pas nje hetimi disa mujor te zhvilluar nga Drejtoria per hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit DHKEK sot ne oret e hershme te mengjesit ka filluar operacioni policor i koduar me emrin Sim to Sim.

Me terminimin e trafikut te telefonise apo sic njihet me Sim to Sim dyshohet se deri tani PTK-se i jane shkaktuar deme ne miliona euro.

Ne kete operacion qe eshte ne zhvillim e siper jane angazhuar mbi 140 zyrtare policore perfshire edhe ata nga njesitet e specializuara te PK-se si Forensika Teknologjia Informative Njesitet Speciale Operative etj.

Operacioni qe eshte duke u zhvilluar me urdherese nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine ka shtrirje te gjere dhe ate ne Prishtine Mitrovice Gjilan dhe Peje.

Deri tani jane kontrolluar mbi 30 lokacione te ndryshme ne kater rajonet e lartcekura jane konfiskuar pajisje te ndryshme te teknologjise informative si dhe gjera te tjera qe dyshohet se jane perdorur per te mundesuar aktivitetin e kunderligjshem Sim to Sim.

Operacioni eshte ne zhvillim e siper dhe burime zyrtare nga Policia e Kosoves i thane agjencise NOA se per detaje te tjera do te kete informacion pas perfundimit te operacionit.

Pasiqe operacioni policor Sim to Sim vazhdon gjate gjithe nates per shkak te lokacioneve te shumta ku jane duke u zhvilluar akoma bastisje Policia e Kosoves do te organizoje konference per media neser ku do te prezantohen informacione shtesedhe disa nga pajisjet qe dyshohet se jane perdorur per te mundesuar aktivitetin e kunderligjshem Sim to Sim - thuhet ne komunikimin zyrtar me NOA.

Konferenca do te mbahet ne sallen e konferencave ne St. Policor Qendra ne Prishtine ne ora 11 30dhe ne panel do te jene zyrtare nga Drejtoria per hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

a.b/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›