Kunder Sim To Simit

Me shume se 140 zyrtare policore jane angazhuar ne nje operacion te gjere bastisjesh qe ka nisur ne mengjesin e se enjtes ne dhjetera lokacione ne gjithe Kosoven kunder aktiviteteve te kunderligjshme 147Sim to Sim148. Fenomen ky qe i ka shkaktuar miliona euro humbje PTKse dhe kompanise IPKO.
Jane kontrolluar me shume se 30 lokacione te ndryshme ne rajonet e Prishtines Mitrovices Gjilanit dhe Pejes me c146rast jane konfiskuar pajisje te ndryshme te teknologjise informative si dhe gjera te tjera qe dyshohet se jane perdorur per te mundesuar aktivitetin e kunderligjshem 147Sim to Sim148. Aksioni ka pasuar hetimet disamujore te kryera nga Drejtoria per Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka njoftuar Policia e Kosoves nepermes nje komunikate shtypi.
147Ne kete operacion qe eshte ne zhvillim e siper jane angazhuar mbi 140 zyrtare policore perfshire edhe ata nga njesitet e specializuara te PK-se si Forenzika Teknologjia Informative Njesitet Speciale Operative etj148 thuhet ne nje komunikate per media te leshuar nga Policia e Kosoves.
Bastisjet jane ndermarre me urdherese nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine. Rreth ores 14 operacioni ishte ne zhvillim e siper. Policia thote se do te shpalose detaje te tjera pas perfundimit te operacionit.
Me terminimin e trafikut te telefonise apo sic njihet me 147Sim to Sim148 dyshohet se deri tani PTK-se i jane shkaktuar deme ne miliona euro.
Sistemi SIM to SIM mundeson komunikimin telefonik ne ate menyre qe rrjeti nderkombetar telefonik mes dy shteteve zevendesohet plotesisht me komunikim nepermjet rrjeteve ilegale. Kjo vjedhje realizohet nepermes te ashtuquajturve 147Sim Box148. Policia e Kosoves ka njoftuar se ne saje te zhvillimit te operacionit deri ne oret e vona kunder fenomenit Sim to Sim do te mbahet nje konference te premten sot per shkak te ketij aksioni.
147Per shkak te lokacioneve te shumta ku jane duke u zhvilluar akoma bastisje Policia e Kosoves do te organizoje konference per media neser me 10. 12. 2010 ku do te prezantohen informacione shtese dhe disa nga pajisjet qe dyshohet se jane perdorur per te mundesuar aktivitetin e kunderligjshem Sim to Sim148 eshte thene ne nje komunikate te Policise. Aktiviteti Sim To Sim tash sa kohe eshte duke iu shkaktuar humbje te medha telefonive mobile 150 Valas dhe IPKOs.