Melodite e votave
Nuk jane vetem politikanet qe vrapojne ne cdo cep te vendit per te kerkuar vota ne keto dite fushate.
Te mbledhurit ne keto tubime ne shumicen e rasteve me padurim presin dicka tjeter e jo premtime politikanesh. Ata presin kengetaret muziken.
Keshtu skena qe perdoret nga politikanet per te premtuar duke e bere kete vend kopsht me lule pas disa minutave shnderrohet vertet ne nje vend te tille.
Pas balonave dhe dritave shumengjyreshe dalin kengetaret te cilet pervec qe kendojne falas sepse paguajne partite e ndezin atmosferen dhe e ngritin adrenalinen.
Nese politikanet flasin shume dhe te pranishmit nuk levizin nga vendi ritmet e muzikes qe shpesh mund te jene shurdhuese megjithate duken me te mira.
Fushates parazgjedhore nuk i gezohen vetem partite politike kryesisht opozitare te cilat shpresojne te marrin pushtetin pas zgjedhjeve por edhe kengetaret.
Kjo eshte nje mundesi e mire per ta per te fituar por edhe per te kenduar para nje numri relativisht te madh te publikut.
Kontraktimi i kengetareve te popullarizuar nga ana e partive politike nis heret. Shume heret para se vete fushata te filloje.
Madje ne shume raste gjate fushates kengetaret bejne thirrje qe qytetaret te votojne per partine e caktuar politike ne tubimin e te ciles kendojne.
Por ne kete fushate eshte pare edhe nje trend i ri. Ka parti qe kane kompozuar kenge per vete dhe e leshojne per simpatizuesit e vet.
Tekefundit ndoshta eshte me lire.
Njera prej tyre eshte Partia Demokratike e Kosoves e cila praktiken e kendimit te kengetareve ne fushatat e saj e ka perdorur ne zgjedhjet e kaluara.
Kesaj here kjo parti i ka bere bashke disa kengetare dhe CD me kengen 147Se pari Kosova148 e leshon per ta degjuar ne cdo tubim te saj parazgjedhor.
Nese e duan kete parti ose jo kjo ka pak rendesi. Grupi Elita 5 Blero Genc Prelvukaj apo Soni Malaj ne kete fushate i kendojne PDK-se.
Memli Krasniqi nga PDK ka thene se sivjet eshte zgjedhur ky format dhe se tashme kjo kenge eshte bere e njohur sepse kendohet nga nje grup kengetaresh.
As Aleanca Kosova e Re nuk ka mbetur prapa. Edhe ata kane kompozuar nje kenge te vecante. Ajo qe e kendon eshte Ryva Kajtazi e vargjet e kenges jane te thjeshta.
Ato bejne thirrje par ta votuar kete parti sepse jane te fjales. Sipas Arber Gecit zyrtar i kesaj partie kjo kenge eshte degjuar ne secilin tubim te kesaj partie.
Me kenge te kompozuar ne menyre te vecante per subjekt politik kesaj here eshte paraqitur edhe Levizja 147Vetevendosje148.
Ne fakt 147Vetevendosja148 merr pjese per here te pare ne zgjedhje por nga aspeketi i kenges duket te mos e kete lene keq.
Kengetari i cili ka vendosur t146i kendoje kesaj levizjeje deri vone eshte mbajtur mend nga shqiptaret e Kosoves duke i kenduar dallendysheve te cilat i porosit per ta vizituar cdo cep te atdheut.
Edhe kenga per 147Vetevendosjen148 eshte pikerisht ne kete fryme ashtu si edhe programi politik i saj qe ka te beje me bashkimin e shqiptareve.
Gezim Nika te cilin gjeneratat me te vjetra e kujtojne shume me mire ne kete fushate te 147Vetevendosjes148 i kendon shqiponjes flamurit dhe bashkimit kombetar.
Por nese keto dy subjekte politike kane kompozuar kenge te vecanta partite tjera duket se kane preferuar te vazhdojne me stilin e zakonshem qe nuk eshte treguar edhe i pasuksesshem.
Kete forme duket se e ka perzgjedhur edhe Partia Fryma e Re. Por per dallim nga te tjerat ata qe duan ta degjojne kengen e saj duhet te kene internet.
Kjo pasi drejtuesit e partise kane zgjedhur te bejne fushate rrugeve duke biseduar direkt me qytetare te cilet nuk kane se si ta degjojne kengen e tyre.
Por ata qe shfrytezojne Facebookun dhe hyjne ne profilin e FER146it me siguri e kane degjuar kengen e kesaj partie te kenduar nga Shpat Deda vargjet e se ciles ftojne qytetaret per ta votuar nese duan t146u kthehet shpresa.
Por edhe ne kete fushate ka parti te tjera qe nuk i kendojne vetes. Shume prej tyre kane zgjedhur te bejne fushate si zakonisht.
Keshtu Lidhja Demokratike e Kosoves per kete fushate ka angazhuar emra te njohur te estrades si te parapelqyerin e cifteve per te kenduar ne dasmen e tyre Sinan Vllasaliun krenarine e Gjakoves per kengen popullore Shkelzen Jetishin yllin e ri qe i kendon dashurise Vesa Lumen kengetaren e cila ka kohe qe nuk eshte pare ne ekranet televizive Gilin apo solistin e grupit 147Kthjellu148 Mentor Haziri e shume te tjere.
Sigurisht ne tubime te kesaj partie edhe pa kengetare nuk mungojne kurre simpatizantet por kur atyre u kendojne edhe emra te tille atehere sallat mbushen plot.
Megjithekete ne kete fushate pervec fjalimeve te forta ka edhe parti te tjera qe me muzike i kane kalle te pranishmit.
Njera prej tyre eshte edhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Tashme eshte bere thuajse tradite qe kur ka fushate AAK-ja aty duhet patjeter te jete edhe Genta Ismajli.
Kjo duket te jete zgjedhje e zgjuar e partise. Kengetarja e cila nese per asgje tjeter impresionon publikun me kercimin e saj e ndez atmosferen edhe sikur te jete dimer sikurse ne keto zgjedhje.
E kur asaj i bashkohet dhe Zanfina Ismajli atehere suksesi i atij tubimi parazgjedhor nuk ka se si te jete i vogel. Marreveshjen qe ato te kendojne per AAK-ne e konfirmon Besnik Tahiri zyrtar i larte i kesaj partie.
Sigurisht edhe partite e tjera kane angazhuar kengetare varesisht nga buxhetet e tyre. Ne gati te gjitha tubimet e Lidhjes Demokratike te Dardanise pas fjalimeve te Nexhat Dacit dhe zyrtareve te tjere ka kenduar Yllka Kuqi.
Pavaresisht te gjithave duket se partite politike e kane bere tashme tradite kontraktimin e kengetareve duke pare se imazhi i tyre dhe bindja per votimin per to mund te arrihet edhe ne kete menyre.
PDK
Se pari Kosova OK
e qeshur e lumtur te jete
nga net te veshtira
dite e vite te mira te kete hej hej hej....
Se pari Kosova OK
qeshur e lumtur te jete
cdo familje shtepi nen e femije te bashkuar te jete....
Vetevendosje
Fluturon shqiponja ne flamurin kuq e zi
me urti e guxim Vetevendosje ben Bashkim
sduam ndarje as murosje Vetevendosje Vetevendosje
FER
Ka ardhe koha me buzeqesh
me pas shprese e me buzeqesh
e me u mburr e mos me hesht
nuk ka nder m146 te madh n146kete bote
se me sherby e me punu per vendin tend
Fryma e Re.. ne jemi ju.. e ju jeni ne
AKR
Votoni votoni
cdo zemer shqiptare
Voto AK ne fjalen e mbajme