S’po e kryejnë punën

Paralajmërimi i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj se gjatë muajit mars do të ketë një valë të re njohjesh ka dalë të jetë i pasaktë.
Njoftimet e tilla ende pa ardhur njohjet janë konsideruar tepër joserioze nga ish-kryediplomati i parë i Kosovës, Skënder Hyseni.
Në një bisedë për Express, Hyseni ka thënë se paralajmërimet e tilla po vijnë për shkak se aktualisht diplomacia e Kosovës nuk po e kryen punën si duhet.
“Është koha e fundit që diplomacia e Kosovës të koordinohet sepse është totalisht e çakorduar, është totalisht e shpërndarë. Ajo duhet të koordinohet përfundimisht dhe me partnerët kyç në botë duhet të nis fushata të mirëfillta. Jo fushata sa për zhurmë, jo fushata sa për konsum publikë, jo fushata sa për të qenë”, ka thënë Hyseni.
Ministria e Punëve të Jashtme gjatë vitit të kaluar ka publikuar disa dokumente tw cilat i ka quajtur strategji nw bazw tw tw cilave do tw vijnë edhe njohje tw reja.
Por, ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se rezultati është ai që flet.
“Rezultati është treguese më i mirë nëse strategjitë e shumta që i ka proklamuar Qeveria me aq shumë pompozitet po bëjnë punë apo jo. Pastaj është tepër jo serioze paralajmërimi i njohjeve, akoma më serioze është edhe radhitja në web sajtin e Ministrisë së Jashtme si njohje edhe i dy-tre njohjeve, të cilat nuk është shumë e sigurt që kanë ndodhur”, ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...