E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë vjeç nuse!

Vogëlushja Samina Shah, po mendonte se po bëhej gati për të kremtuar ditëlindjen e saj. Në vend të kësaj, ajo po martohej dhe atë në moshën pesëvjeçare. Kjo ceremoni islamike i dha fund fëmijërisë së saj dhe hapi rrugën për abuzimin e saj shumëvjeçar. Kjo ngjarje shokuese nuk ka ndodhur në ndonjë fshat të largët të botës së tretë, por në një qytet të madh në veri të Anglisë. Samina, sot rreth të 40-tave, vendosi t’i jap fund heshtjes dhe të flet për vuajtjet e saj.

E veshur me një fustan të bukur, vogëlushja Samina Shah, po mendonte se po bëhej gati për të kremtuar ditëlindjen e saj.

Në vend të kësaj, ajo po martohej dhe atë në moshën pesëvjeçare. Kjo ceremoni islamike i dha fund fëmijërisë së saj dhe hapi rrugën për abuzimin e saj shumëvjeçar.

Kjo ngjarje shokuese nuk ka ndodhur në ndonjë fshat të largët të botës së tretë, por në një qytet të madh në veri të Anglisë.

Samina vendosi të flet, pasi që Njësia e Britanisë për Martesa të Dhunshme zbuloi se në 1468 raste të këtilla të martesave të dhunshme, të hetuara nga kjo njësi, ishte edhe rasti i një vajze tjetër pesëvjeçare.

Besohet se ekzistojnë edhe 6500 raste tjera të martesave të dhunshme, të cilat nuk janë raportuar.

Samina, emri i së cilës është ndryshuar, pasi që ishte tejet e frikësuar që të identifikohej me emrin e vërtetë, ndër të tjera tha:”Ma mohuan të drejtën e fëmijërisë, të lojës dhe të pafajësisë. Kur të martoheni në moshën pesëvjeçare, nuk jetoni më si një fëmijë normal.

Mua mi kanë mohuar të drejtat elementare të njeriut. Jam tejet e shokuar dhe e tmerruar se një vajzë tjetër e vogël u desh të përjetojë gjithë këtë. Zemra ime është me këtë vajzë dhe me gjitha vajzat tjera, të cilat detyrohen të martohen. Kjo është arsyeja se pse po flas për përvojen time. Ka shpresë dhe dritë në fund të tunelit”.

Samina më pas vazhdon:”E di se sjelljet e tilla nuk janë në përputhje me islamin dhe për këtë arsye duhet të shpallen të paligjshme. Në islam nuk ka justifikim për martesat e dhunshme dhe t’ia bësh këtë gjë një vajze në këtë moshë nuk është gjë e gabuar, por kriminale”.

Samina, tani rreth të 40-tave, u rikthye në jetë dhe u bë një biznesmene e suksesshme. Por atë ende e ndjekin kujtimet e rrahjeve, brutalitetit dhe represionit.

Duke kujtuar martesën e saj në fëmijëri, ajo thotë:”Kishte shumë aktivitete, një numër të madh të të afërmve të mi në shtëpi. Kisha veshur fustanin, të cilin ma kishte sjellë vjehrra ime. Motra ime më vonë më ka thënë se vjehrra ime në atë moment kishte thënë, ‘Më në fund, kjo vajzë e bukur është e imja’. Nuk e di saktësisht se pse më martuan në moshë kaq të re, por me gjasë kishte të bënte me ruajtjen e traditës”.

Samina ka lindur në një familje tipike aziatike, në një komunitet të mbyllur, familje kjo e cila kishte ruajtur traditat e një fshati të largët në veri të Pakistanit, nga i cili kishte ardhur në Britani.

Ajo u rrit në frymën se vendi i femrës është në shtëpi dhe sa më shumë që vuan, aq më i madh është shpërblimi për të në parajsë.

Në ditëlindjen e saj të 14-të u zhvillua ceremonia formale e martesës, me ç’rast ajo nga shtëpia e prindërve shkoi në shtëpinë e burrit.

Të nesërmen në mëngjes, ajo hipi në aeroplan dhe u nis për në Pakistan. Me këtë rast asaj ju tha se do të kthehej në Angli, së bashku me bashkëshortin, pasi që të mbush 16 vjet.

Ajo përjetoi tortura të tmerrshme. Pas tre muajve martesë, u mor vendimi që ajo të mbahej e mbyllur dhe të kthehej në Angli, pasi të mbush 16 vjet.

Martesat e dhunshme në Angli trajtohen me ligjin civil dhe jo me atë kriminal. Shumë nga viktimat dërgohen jashtë vendit.

Viktimat që kthehen në Angli e kuptojnë se martesa nuk njihet ligjërisht, por kushdo që i ka detyruar të martohen, nuk mund të ndiqet penalisht.

Qeveria e Britanisë tani po e rishqyrton mundësinë e ndryshimit të ligjit.

Samina, e cila mbështet ndryshimin e ligjit, kujton se asaj nuk i lejohej të dilte as në kopsht. “Më kanë munguar rrezet e diellit në fytyrën time”, thotë ajo.

Në moshën 20 vjeçare, Samina lindi një vajzë. “Në atë moment isha e vetëdijshme se nuk do të lejojë që ajo të përjetojë atë, që kisha përjetuar unë”.

Pas kthimit në Angli, kundër vullnetit të bashkëshortit, Samina vazhdoi shkollimin. Nga bashkëshorti u nda në moshën 37 vjeçare.

Ajo u kthe te prindërit, por shumë shpejtë përfundoi në rrugë. Kishte menduar të bënte vetëvrasje, por nuk e bëri për shkak të vajzës.

Në fund, me ndihmën e miqve, të vajzës dhe një të afërmi, Samina u ngrit sërish në këmbë dhe madje u pajtua edhe me familjen e saj.

“Në fund e kuptova se nuk jam një krijesë inferiore. Thellë në mua gjithmonë e kam pasur besimin se në fund do të lirohem. Islami mbron të drejtat e femrave dhe më vjen mirë që e kam zbuluar islamin, të cilin ma ka dërguar Zoti-jo atë që është marrë peng nga çakallët, të cilët e keqinterpretojnë përmbajtjen e vërtetë të tij”, nënvizon Samina.

(The Sun)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›