S’shkohet në Evropë me parulla

Që nga mëngjesi aktivistë të Lëvizjes rinore “Rilindja” me motin “Kontribuo edhe ti ”, kanë filluar një aktivitet humanitar për t’i ndihmuar fëmijët e SOS fshatit me disa materiale shkollore.
Ky aktivitet simbolik, sipas tyre, është organizuar me rastin e Ditës së Evropës, me qëllim që të tregohet se nuk shkohet në Evropë me parulla por me angazhime konkrete dhe punë të përditshme.
Njëri nga aktivistët, Endrit Toplica i ka thënë KosovaPress-it se aktivistë janë të shpërndarë nëpër disa vende por më shumë janë fokusuar në sheshin “Nënë Tereza”.
“Më shumë është në mënyrë simbolike, sepse nesër meqë është Dita e Evropë - 9 maji, po duam të tregojmë që nuk shkohet në Evropë me parulla si për shembull Kosova Evropiane e të tjera por duhet të shkohet me arsimim që në vegjëli”, ka thënë ai.
Sipas Toplicës, interesimi i qytetarëve për të ndihmuar është në një masë mesatare. /kosovapress/